Intoleranca ndaj ushqimit manifestohet me reagime të padëshiruara të trupit, të shkaktuara nga marrja e ushqimeve që përmbajnë substanca që trupi nuk është në gjendje t’i metabolizojë siç duhet.
Shumë njerëz e kalojnë jetën e tyre pa e mësuar kurrë se intolerancat ushqimore janë shkaku kryesor i shëndetit të tyre të keq, apo që nuk bien dot nga pesha sado që mbajnë dieta. Çuditërisht, janë të njohura alergjitë ushqimore, por dihet pak mbi intolerancat ushqimore. Edhe pse, në fakt të pasurit e një intolerance ushqimore është shumë më e zakonshme se një alergji ushqimore.
Njerëzit që ndihen keq bëjnë qindra analiza e teste, përfshirë atë të alergjisë, por nuk e dinë se: Ajo që u duhet është pikërisht Testi i Intolerancës Ushqimore.
ju mundëson kryerjen e testimit të intolerancës ushqimore me një panel që përfshin testimin e 54 ushqimeve ndaj të cilëve mund të shfaqni shqetësime.
mund të kryhet nëpërmjet një testi të vetëm me një marrje të thjeshtë gjaku. Ushqimet ndahen në kategori si: drithëra që përmbajnë gluten, drithëra pa gluten dhe grupe ushqimesh si mish, qumësht dhe vezë, fruta, barëra dhe erëza, arra dhe farëra, perime, bishtajore, sallatra, kërpudha, peshk dhe produkte deti dhe ushqime të tjera të tilla si maja, mjaltë, kafe dhe çaji i zi.
është një procedurë e besueshme, e standardizuar në të gjitha aspektet e saj dhe e njohur shkencërisht.
Testimi për intolerancën ndaj ushqimit është i dobishëm për të diagnostikuar reagimin jonormal që organizmi juaj manifeston ndaj disa ushqimeve të caktuara dhe për të parandaluar simptomat e shpeshta që mund të shfaqen për shkak të intolerancës, siç mund të jenë vështirësitë në tretje, diarre, konstipacion, meteorizëm, nauzë, kolon i irrituar, astmë, migrenë, dermatit, dhimbje të artikulacioneve, mungesë përqëndrimi dhe çrregullime të peshës (shtim ose humbje të saj).
Regjimi ushqimor sipas intolerancës konsiston në atë që sugjeron emri: përjashton ushqimet ndaj të cilave jeni intolerantë për një periudhë të shkurtër kohe. Pastaj ngadalë i rifutni këto ushqime në regjimin tuaj duke shmangur marrjet ditore të ekzagjeruara që favorizojnë një intolerancë të re në organizëm.
Ndryshe nga alergjitë ushqimore – të cilat përfshijnë sistemin imunitar – intolerancat ushqimore ndodhin kur zorra reagon keq ndaj ushqimeve apo përbërësve ushqimor të caktuar. Këto reagime zakonisht shpalosen në disa mënyra:
Një numër studimesh tregon se regjimi ushqimor sipas intolerancës mund të çojë në një gamë të gjerë simptomash të padëshiruara.Për shembull, intoleranca ushqimore është e lidhur me:
VIZITONI KLINIKËN TONË
Rr. "Ptoleme Xhuvani", Elbasan, 3000
NA TELEFONONI
+355 69-20-36-661
+355-67-44-74-138
OSE NA DERGONI EMAIL
numamedicalclinic@gmail.com
Si mund t`ju ndihmojme?