Trajtimet e lëkurës

MESOTERAPIA

Mesoterapia-Mezoterapia është një proçedurë mini-invazive gjatë së cilës injektohen në lëkurë vitamina, aminoacide apo acid hialuronik, produkte këto që administrohen në shtresën e mesme të lëkurës nëpërmjet injektimit me mikro gjilpëra. Kjo proçedurë vepron duke stimuluar lëkurën dhe rezulton në vetë-shërimin e zonave të trajtuara

Si funksionon?

Injektimi kryhet me anë të një ageje me gjatësi 4-6 mm e cila lejon injektimin e sasive të vogla të solucioneve farmakologjike në zonat brenda lëkurës. Mezoterapia mund të suportohet nga trajtime shtesë si karboksiterapia, radiofrekuenca, kriolipolisi, intralipoterapia. Specialistët rekomandojnë që pacienti të konsumojë disa ekstrakte bimore ose ilaçe bimore për të ndihmuar mezoterapinë.

Proçedura:

Përpara trajtimit, do t’ju aplikohet një krem anestezik mbi lëkurë, pasi zona që do të trajtohet fillimisht do t’i nënshtrohet një pastrimi të thellë. Më pas proçedohet me injektimin e produktit specific në lëkurë, gjë që realizohet me ndihmën e mikro gjilpërave. Gjatë proçedurës do të përjetoni ndjesi djegie të lehtë cila konsiderohet mëse normale në të tilla proçedura. Produktet e injektuara kanë koncentrim të lartë dhe injektimi i dozave të vogla është mëse i mjaftueshëm për të na garantuar rezultatet e dëshiruara.

Mezoterapia aplikohet për:

• Eliminimin e rrudhave
• Rigjenerimin e lëkurës
• Trajtimin e akneve
• Parandalimin e rënies së flokëve
• Trajtimin e strijave të krijuara nga shtatëzënia
• Reduktimin e celulitit

Sa trajtime janë të nevojshme?

Në parim, rekomandohen 8-10 seanca për të arritur rezultate të kënaqshme.

TRAJTIMI ME PRP

Plazma e pasur me trombocide përbëhet nga dy elementë: plazma, ose pjesa e lëngshme e gjakut, dhe trombocidet, një lloj qelize gjaku e cila luan një rol të rëndësishëm në procesin e shërimit në të gjithë trupin. Trombocitet janë të njohura për aftësinë e tyre të koagulimit, por ato përmbajnë gjithashtu faktorë rritës që mund të nxisin riprodhimin e qelizave dhe të stimulojne rigjenerimin ose shërimin e indeve në zonën e trajtuar.

Përse PRP?

Trajtimi PRP është një ndër procedurat më të kërkuara, sepse është e sigurt, nuk shkakton dhimbje dhe është efektive për eliminimin e rrudhave te lekures , gropezaave të syve , por jo vetem. Kjo teknikë u zbulua në vitin 1952 dhe që atëherë është përdorur për qëllime të ndryshme duke përfshirë zvogëlimin e peshës trupore si dhe eliminimin e shtresave yndyrore dhe celulitin.

Aplikohet në mjekësinë estetike me qëllim të rigjenerimit të lëkurës, hidratimit intensiv, kthimin e elasticitetit, tonusit dhe shkëlqimit.

Realizohet në kushte ambulatore dhe pa asnjë lloj anestezie..Rezultatet të cilat arrihen janë optimale

Gjatë trajtimit PRP mund te injektohen përbërësit, si: vitaminat, mineralet, aminoacidet, acidi hialuronik, antioksidante etj duke nxitur qarkullimin e gjakut dhe sistemin imunitar që të krijojnë efekt pozitiv biologjik dhe të eliminojnë çrregullimet fiziologjike.

Cilat janë indikacionet e aplikimit të trajtimit PRP?

• Reduktimin e rrudhave dhe parandalimi e shfaqjes së rrudhave të reja në fytyrë, qafë dhe dekolte.
• Tendosjen e lëkurës së fytyrës, qafës dhe dekoltesë
• Hidratimin intensiv dhe te thellë te lëkurës
• Ruajtjen e balancës së mirë biologjike
• Permiresimin e tonusit dhe elasticitetit te lëkurës
• Reduktimin e shenjave nga aknet
• Eliminimin e crregullimeve te pigmentimit nga lëkura
• Ttrajtimin e rratheve të errët të syve
• Trajtimin e poreve të zgjeruara
• Reduktimin e strijave
• Parandalimin e rënies se flokëve duke stimuluar forcimin, hidratimin dhe nxitjen e rritjes së flokëve

Në cilat zona aplikohet trajtimi PRP?

• Fytyrë
• Qafë
• Dekolte
• Duar
• Vithe

Cilat janë avantazhet e procedurës?

Përparsia qëndron në faktin se përdoren trombocitet e vete pacientit dhe metoda kryhet në kushte jashtzakonisht sterile, ndaj nuk egziszon rreziku i paraqitjes së infeksioneve apo alergjive.

INJEKTIMET ME FILLER

Çfarë janë fillerat e lëkurës me injeksion?

Fillerat e lëkurës janë substanca të ngjashme me xhel që injektohen nën lëkurë për të rikthyer volumin e humbur, linjat e lëmuara dhe trajtuar rrudhat, ose për të përmirësuar konturet e fytyrës.

Si munden fillerat e lëkurës të përmirësojnë pamjen?

Ndërsa fillerat e lëkurës njihen rastësisht si “mbushës rrudhash”, ata mund të bëjnë shumë më tepër sesa thjesht të zbehin rrudhat, megjithëse kane nje perdorim te mire edhe në këtë.

Këtu janë disa nga problemet e zakonshme që fillerat e lëkurës mund të ndihmojnë:
• Fillerat per linjat rreth hundës dhe gojës (a.k.a. vijat e marionetës, linjat e buzëqeshjes dhe)
• Përmirëson dhe rivendos volumin në faqet
• Zvogëlon linjat vertikale të buzëve
• Plotëson dhe konturon buzët
• Zvogelon rrudhat ne zonen e mjekrës
• Përmirësoni simetrinë midis tipareve të fytyrës

TRAJTIMI ME BOTOX

Toksina botulinum (BoNT) është një proteinë neurotoksike e prodhuar nga bakteri Clostridium botulinum dhe specie të ngjashme.
Botulinum toxin-A, shkurt Botoksi, është një substancë e përpunuar dhe e purifikuar, i cili prej kohësh ka gjetur aplikim në dermatologjinë estetike, sidomos për trajtimin e rrudhave.

Substanca injektohet drejtpërdrejt në muskulaturën hiper aktive me qëllim relaksimin e muskujve dhe tendosjen e lëkurës. Dinamizmi i muskulaturës së fytyrës lidhet drejtpërdrejt me rrudhat që shfaqen në të. Me kalimin e viteve, rrudhat fillojnë të jenë më të dukshme, edhe kur fytyra është në gjendje të relaksuar dhe, zgjidhja e duhur në të tilla raste është, aplikimi i Botox-it.

Cilat rrudha mund të trajtohen me botox?

Injektimi me botox është efektiv për trajtimin e:
• Rrudhave vertikale midis vetullave
• Rrudhave horizontale në pjesën e ballit
• Rrudhave anash syve
• Rrudhave “nasolabiale (në pjesën anësore të buzëve)

Proçedura!
Botox-i injektohet në doza të vogla me ndihmën e një mini gjilpëre në zonat e targetuara. Proçedura në vetvete zgjat vetëm disa minuta dhe është e padhimbshme. Rezultati përfundimtar është i dukshëm pas 3-7 ditëve me efekt maksimal pas 15 ditëve, ndërkohë efekti zgjat 3-6 muaj.
Para trajtimit

Nuk duhet te aplikoni make-up përpara se të vini në klinikë; nëse ju keni aplikuar sigurisht që do të realizohet një pastrim i mirë i fytyrës. Për të minimizuar mundësinë e shfaqjes së hematomave në vëndin e injeksionit ju lutemi:
– Preferohet të mos përdorni aspirinë ose produkte që përmbajnë aspirinë 10 ditë përpara trajtimit.
– Evito përdorimin e alkolit 24 orë përpara trajtimit.
– Diskutoni me mjekun tuaj ndonjë predispozitë për hemoragji që mund të keni dhe mjekimet që ju merrni.

Sa zgjat efekti i botoxit?

• Nje përfitim i trajtimit është se ai eshte i përkohshëm.
• Efekti zgjat mesatarisht 3-6 muaj pas trajtimit të parë.
• Për të mbajtur një rrezultat optimal, mund ta perserisni 2-3 herë në vit.
• Megjithëse është parë që pas trajtimit të parë, efekti i BOTOX në trajtimet e radhës zgjat edhe më shumë.
• Mos kini frike se pas mbarimit te efektit rrudhat tuaja do duken me keq, perkundrazi ato permiresohen me shume.
• Perdorimi i tyre mund të kryhet edhe në mosha të reja mbi 18 vjec.

Pas trajtimit nuk këshillohet të:
• Masazhoni zonat e trajtuara
• Bëni ushtrime fizike të sforcuara
• Shkoni në sauna deri në një ditë pas trajtimit

RADIOFREKUENCE

Radiofrekuenca ka qenë e njohur në fushën mjekësore për vite dhe konsiderohet si një nxitës për rinovimin e qelizave dhe prodhimin e kolagjenit. Me elektroda të veçanta që lëvizin nëpër sipërfaqen e lëkurës, valët e radiofrekuencws drejtohen thellë në inde. Kjo lejon që energjia e radiofrekuencës të arrijë dermën (shtresa më e thellw e lëkurës). Ngrohja e butë që gjeneron kjo thellë nxit formimin e kolagjenit të ri dhe elastinës. Ky efekt termik në metabolizmin lokal përmirëson gjithashtu qarkullimin dhe furnizimin me lëndë ushqyese në inde. Përmes trajtimit me radiofrekuencw, burimet e vetw trupit mobilizohen, forcohen dhe rindërtohen – me efekte të qëndrueshme.

Çfarë ndodh gjatë një trajtimi me radio-frekuence?

Gjatë trajtimit, ndjehet vetëm një ndjesi ngrohjeje të shkurtër në zonën e trajtuar. Ndodh një skuqje e lehtë, e cila zakonisht është e dukshme vetëm për një orë dhe zgjat jo më shumë se 1 ose 2 ditë. Këto trajtime nuk kanë nevojë për kohë rekuperimi, pacienti mund të vazhdojë aktivitetin ditor normal pas trajtimit.

Sa zgjat një trajtim?

Kohëzgjatja e një seance të vetme të radiofrekuencës është midis 20 dhe 60 minuta, varësisht nga madhësia e zonës që do të trajtohet.

Sa seanca jane te nevojshme?

Në përgjithësi, 5 deri në 10 trajtime janë të nevojshme për çdo zonë, të cilat kryhen çdo javë. Më pas, ne rekomandojmë 1 trajtim në muaj për mirëmbajtje.

Sa seanca janë të nevojshme?

Rezultatet e rigjenerimit të lëkurës vazhdojnë për 12 deri në 16 muaj. Trajtime shtesë mund të bëhen në çdo kohë pa asnje problem. Procesi i rigjenerimit mund të vazhdojë deri në 6 muaj pas trajtimit dhe të përmirësojë më tej rezultatet.

PEELING

Peeling kimik është një proçedurë dermo-estetike që përmirëson rrudhat në lëkurë, aknet dhe shenjat e akneve, njollat. Ajo realizohet nëpërmjet aplikimit të disa llojeve të acideve në lëkurë.

Cilat janë indikacionet për një peeling kimik?

  • Akne: Komedone të mbyllura dhe njolla të zeza, vragët sipërfaqësore.
  • Lesione të pigmentuara: njolla të shkaktuara nga mosha ose nga ekspozimi i shtuar në diell,  melazma(njollat e shtatezanise)
  • Rrudhat e lehta, veçanërisht ato rreth syve që janë të lidhura me dëmtimin kumulativ të rrezeve të Diellit.

Cilat janë llojet e peeling-ut kimik?

Ekzistojnë tre tipe të peeling kimik:

  • Peeling i lehtë, i cili përdoret për të eliminuar (zbardhur) njollat sipërfaqësore dhe eliminuar rrudhat fine;
  • Peeling i mesëm për dëmtime më të rënda të rrezeve të diellit ose dëmtime më të thella të moshës; dhe
  • Peeling i thellë që është një procedure më e rrezikshme e cila përdoret në raste më të rënda.

SHKRIRJE E DHJAMIT NE GUSHE

Është një proçedurë miniinvazive, e cila realizohet me anë të injektimit, të solucioneve lipolitike. Fillimisht pas këtij trajtimi vihet re një enjtje në zonën e injektuar dhe fortësim i indeve. Më pas gradualisht këto qeliza dhjamore eleminohen nëpermjet vet organizmit duke na dhënë rezultate fantastike.

PASTRIMET E FYTYRES

Pastrim i thelle i fytyrës me hydrofacial

Hidrafacial është aparaturë bashkëkohore e cila kombinon pastrimin, heqjen e pikave të zeza, eleminimin e qelizave të vdekura të lëkurës dhe hidratimin e saj në një kohë shumë të shkurtër dhe pa dhimbje.
Ky trajtim mundëson kombinimin e benefiteve të dermoabrazionit me peeling-un kimik me anë të aplikimit të serumeve hidratuese, të cilat rehabilitojnë lëkurën duke i dhuruar një pamje më rinore.
Vlen të theksohet fakti që kjo është aparatura e vetme e cila ofron dermoabrazion me hidratim, pra pa shkaktuar irritim apo tharje të lëkurës. 

Çfarë mund të trajtohet me HidraFacial?

Nëpërmjet HidraFacial është i mundur:

  • Përmirësimi i teksturës së lëkurës
  • Trajtimi i lëkurës së yndyrshme
  • Eleminimi i poreve të zgjeruara
  • Rikthimi i elasticitetit të lëkurës
  • Balancimi i tonalitetit
  • Eleminimi i rrudhave të mimikës
  • Eleminimi i njollave kafe

Avantazhet e HidraFacialit në raport me proçedurat e tjera:

  • Nuk irriton aspak lëkurën
  • Shmang proçedurat invasive
  • Është i përshtatshëm dhe efektiv për çfarëdolloj lëkure
  • Shfaq rezultate të menjëhershme
  • Targeton probleme specifike të lëkurës

Proçedura:

Trajtimi me HidraFacial në vetvete është proces mjaft kompleks i cili përfshin 4 etapa:

Pastrimi dhe eksfolimi i lëkurës:

Nëpërmjet eksfolimit të lehtë të lëkurës, eleminohen qelizat e vdekura të saj duke nxjerrë në sipërfaqe shtresën e re të lëkurës.

Peeling kimik sipërfaqësor:

Kombinimi i acidit glikolik dhe salicilik është i tillë që, procesi i peeling të jetë sa më sipërfaqësor dhe i butë, duke pastruar pjesën më të madhe të mbetjeve apo të papastërtive pa e irrituar lëkurën.

Rezultati: Lëkurë me shkëlqim dhe vitalitet!

Ekstraktimi:

Ekstraktimi është një proces pa dhimbje gjatë së cilit në mënyrë jo mekanike, eleminohen papastërtitë së bashku me pikat e zeza dhe të bardha të poreve falë teknikës “vakum” që ofron vetë aparatura.

Rezultati: Pore dhe lëkurë e pastër.

Hidratimi dhe përkujdesi ndaj lëkurës

HidraFacial, ofron teknikën e veçantë të „miksimit“ të serumeve të pasura me antioksidantë dhe kolagjen, të cilat hidratojnë dhe i rikthejnë elasticitetin lëkurës.
Serumet e përdorura zgjidhen nga mjeku dermatolog, në varësi të karakteristikave të lëkurës së pacientit, me qëllim targetimin e imperfeksioneve specifike.

Na kontaktoni

VIZITONI KLINIKËN TONË

Rr. "Ptoleme Xhuvani", Elbasan, 3000

NA TELEFONONI

+355 69-74-00-500
+355-67-44-74-138

OSE NA DERGONI EMAIL

numamedicalclinic@gmail.com