Kolesteroli i larte ne gjak.

Si ta trajtojme nepermjet dietes ushqimore

Kolesteroli eshte nje substance yndyrore e rendesishme per funksionin normal te organizmit. Kolesteroli ne organizem prodhohet ne melci  dhe nje pjese e vogel merret nga dieta ushqimore.

Cfare jane LDL dhe HDL?

Kolesteroli dhe substancat e tjera yndyrore transportohen ne gjak nepermjet disa substancave te quajtura lipoproteina.Dy lipoproteinat me te rendesishme jane LDL dhe HDL.

LDL-kolesteroli I keq perben pjesen me te madhe  te kolesterolit ne organizem.Ajo depozitohet ne muret e arterieve ku depozitohet ne muret e arterieve.Nivelet e larta  te LDL ne gjak mund te cojne ne grumbullim te pllakave qe njihet si arterioskleroze.

HDL-kolesteroli I mire thith kolestrolin dhe e transporton ate perseri ne melci,e cila me pas e nxjerr nga trupi.Nivelet e larta te HDL mund te ulin rrezikun per semundje te zemres dhe goditje ne tru.

Cilat jane faktoret qe ndikojne ne nivele te larta te kolesterolit ne gjak?

  • mungesa e aktivitetit fizik
  • duhanpirja
  • kequshqyerja
  • mosha (niveli I kolesterolit ne gjak rritet me rritjen e moshes)
  • gjenetika
  • pesha
  • rraca

Si mund te ulet niveli I kolesterolit ne gjak?

E rendesishme eshte kryerja e analizave (Lipidograma) cdo 3-6 muaj per te mbajtur ne kontroll nivelin e kolesterolit ne gjak.

Ne momentin e pare qe konstatojme rritje te nivelit te kolesterolit ne gjak duhet te fillojme te ndryshojme zakonet tona.

1 – Filloni te ushqehuni shendetshem.Sigurohuni te hani ushqime qe nuk rrisin nivelin e kolesterolit ne gjak dhe shmangni ngrenien e ushqimeve qe shkaktojne rritje te tij.

2 – Ruani nje peshe normale-nese jeni mbipeshe duhet te ndryshoni zakonet tuaja dhe te mundohuni te humbisni peshe.

3 – Merruni me sport-aktiviteti fizik luan nje rol te rendesishem.Ushtroni sportin tuaj te preferuar ose beni ecje te gjata.

Kolesteroli dhe dieta ushqimore.

Çfare nenkuptojme me diete ushqimore te shendetshme?

Çfare nenkuptojme me diete ushqimore te shendetshme?

Te jesh I shendetshem nuk do te thote te jesh I shendoshe. Nuk eshte e rendesishme te konsumosh shume ushqim,por e rendesishme eshte te konsumohen produkte ushqimore qe permbajne vitamina dhe proteina.

 

Nje diete ushqimore e shendetshme duhet te permbaje:

  • fruta dhe perime
  • drithera
  • mish pule
  • fruta te thata dhe fara
  • produkte me sasi te vogel yndyre(kos,qumesht,djathe)
  • produkte te pasura me Omega 3
  • Ne gatimet tuaja perdorni vaj ulliri pasi ndikon pozitivisht ne rritjen e HDL.
  • Shmangni produktet e sheqerit dhe te produkteve qe permbajne sheqer,pasi rrisin  nivelin e triglicerideve.
  • Konsumoni ushqime te pasura me magnez(Mg) si:bajame,avocado,perime,fasule etj.
  • Konsumoni fibra:ato kane aftesi te absorbojne lengjet ne traktin tretes,duke ulur sasine e LDL-ve qe kalojne ne gjak.