Skolioza eshte lakim I shtylles kurrizore qe perfshin devijim lateral dhe rrotullues te shtylles kurrizore. Ndonjehere deviacioni prek edhe kafazin e kraharorit dhe organet qe ndodhen ne te ( zemra, mushkerite dhe diafragma)
Nuk shfaqet gjithmone me shenja te dukshme te deformimit nga jasht, kryesisht femijet ankohen se kane dhimbje ne pjesen torakal dhe lumbare te shtylles kurrizore gjate qendrimit ne kembe per nje kohe te gjate. Etiologjia e skoliozes eshte e pa njohur por nje rol te madh luan levizja apo qendrimi jo sic duhet I trupit.
Trajtimi I skoliozes tek femijet ne rritje, varet nga kendi I deformimit te shtylles kurrizore I cili mund te matet me rreze X panoramike.
Nese kendi eshte 25 grade atehere trajtimi behet nepermjet fizioterapise. Ushtrime te ndryshme te cilat ndihmojne ne permirsimin e levizjes se trupit dhe monitorimin e rregullt te ndryshimeve. Per deformimet nga 25-40 grade perdoren brezat elastike ose korse plastike ne kombinim te ushtrimeve te caketuara . Persa I perket deformimeve me te medha se 40 grade trajtimi konsiston ne nderhyrje kirurgjikale.
Trajtimi do te fokusohet tek forcimi dhe zgjatja e muskujve te bushtit kurrizor dhe ne ekukimin e pacientit per te pasur nje posture korrekte Ushtrimet duhet te behen me kujdes dhe ne tekniken e duhur.
Si mund t`ju ndihmojme?