Analiza më e thjeshtë që tregon për probleme të gjakut është hemograma. Leukocitet (rruazat e bardha): mbrojnë organizmin nga agjentë infektive ose substanca të huaja. Vlerat e ulëta (leukopenia) janë tregues të sëmundjeve të palcës kockore apo organeve te tjera, ndërsa vlerat mbi normë (leukocitoza ); tregues të infeksioneve bakteriale ose të sëmundjeve hematologjike si leucemite akute dhe kronike . Formula leukocitare vlerëson nëngrupet e rruazave të bardha në vlerë absolute dhe % si dhe morfologjine e tyre sipas shkakut.
Një kontroll mund të zbulojë probleme shëndetësore përpara se të fillojnë ose ne fazë të hershme për trajtim të suksesshëm.
Cila është rëndësia e check-up dhe përse duhet bërë kontrolli i shëndetit?
Check-up do të thotë një kontroll mjekësor që duhet ta bëjnë të gjithë njerëzit minimumi 1 herë në vit, pa simptoma dhe shqetësime mjekësore për të verifikuar gjendjen e tyre shëndetësore dhe për të parandaluar sëmundjet .
1.Tiroidja-ndikon ne funksionet metabolike dhe semundjet autoimmune.
Kontrolloni T3,T4,TSH,ANTI-TPO.
2.Panel metabolic-testoni glukozen ne gjak,elektrolitet,funksionet e melcise dhe veshkave.
3.Hekuri-testoni depozitat e hekurit dhe mungesat .
Hekuri total,kapaciteti I lidhjes se hekurit total & ferritinen.
4.Yndyrnat -testoni kolesterolin dhe trigliceridet.
Gjithshtu mos neglizhoni vlerat e Omega 3 dhe Omega 6.
5.HsCRP
Tregon mundesite per semundje akute ose inflamacion.
6.Vitaminat-ndikojne ne shendetin e trurit,metabolizmit,muskujve,fertilitetin ,imunitetin.
7.Rruazat totale(hemograma)
Testoni nivelet e rruazave te bardha dhe te kuqe te gjakut.
Tregojne nese trupi juaj ka inflamacion,transportin e oksigjenit.
8.Panel hormonal:testosterone,estradiol,progesterone,prolaktinen,SHGB,DHEAS etj
9.Rezistenca e insulines:testoni rezistencen ndaj insulines,disbalancat e sheqerit ne gjak,diabet.
Si mund t`ju ndihmojme?