Numa Medical Clinic

067 44 74 138

069 74 00 500

Teknologji Moderne

DERMAPEN 4

Eshte nje trajtim mini-invaziv per te permiresuar lekuren tuaj.
Eshte nje pajisje revolucionare e pajisur me nje numer te madh mikro-gjilperash te cilat realizojne shpime te lehta ne siperfaqen e epidermes,duke ju dhuruar nje lekure me te rinuar dhe te rigjeneruar.
Cdo tip Dermapen eshte pajisur me 12 gjilpera dhe permban teknologjite inovative,te cilat perfshijne SureDpace dhe Saflok.
Keto shpime nxisin aftesine rigjeneruese te vet organizmit nepermjet stimulimit te prodhimit te kolagjenit dhe elastines, shtimit te elementeve ushqyes te gjakut ne zonat e aplikuara.

Disa nga perfitimet e trajtimit me Dermapen jane:

  • Permireson pamjen e rrudhave fine dhe linjave te holla te mimikes
  • Trajton shenjat e thella post-alne
  • Cikatricet e mbetura pas kirurgjise
  • Strijat e lekures te krijuara nga humbja e elastines ne lekure
  • Trajton pigmentimet dhe demtimet e lekures nga dielli
  • Permireson pamjen e lekures fale stimulimit te prodhimit te kolagjenit nga shpimet
  • Ndihmon me minimizimin e poreve

Kohëzgjatja:

Kohezgjatja e nje seance Dermapen eshte 30 minuta. Me fillim lekura juaj do te duket pak eritematoze,por brenda dy diteve lekura juaj do te kthehet ne normalitet.

Ne varesi te gjendjes dhe problematikes se pacientit,numri i seancave te nevojshme eshte 4-8 seanca per te mare nje rezultat sa me optimal. Diferenca midis dy seancave eshte 4 deri 6 jave.
Pavaresisht nga ngjyra ose lloji i lekures tuaj,Dermapen eshte trajtimi me i mire per ju per te bere lekuren ruaj te duket e fresket dhe rinore.

LASER Therapy

perdor nje rreze drite qe ka si karakteristike nje drejtim, nje amplitude dhe frekuence. Ne aplikimet fizioterapeutike drita e laserit kalon nepermjet  nje sistemi lentesh divergjente.

Efektet biologjike:

  • analgjezike:lehteson gjendjen inflamatore
  • antiedematoz:riaktivizim i vazave (sidomos atyre limfatike)
  • rigjenerim biologjik i qelizave :stimulim i mitokondrive.

Indikimet:

  • artrit
  • tendinit
  • bursit
  • semundje degjenerative artikulare
  • patologji post traumatike

Pico Sure Laser

Teknologjia Picosecond ofron teknologjinë më inovative të heqjes së tatuazheve me lazer. Rezultate më të shpejta, gamë më të gjerë ngjyrash të hequra  me disa seanca trajtimi.

Pico Sure laser është laseri me 3 gjatësi  vale: 532nm,755nm,1064nm.

Para-pas 4 seancash trajtimi

Carbon Peeling

Është një procedurë jo-invazive me laser i cili konsiston në prodhimin e kolagjenit dhe te elastines.

Trajtimi me lazer është i përshtatshëm për të gjitha moshat dhe zhduk njollat e diellit, pikat e errëta, zbeh rrudhat dhe vijat e imëta të mimikës, zvogelon poret dhe largon pikat e zeza dhe aknet.


Ai gjithashtu ka efekt lifting dhe shtrëngon lëkurën ku perveçse përmirëson elasticitetin dhe hidratimin ndihmon për të patur një lëkurë të ndritshme dhe rrezatuese.

Rekomandohet 1-5 seanca në varesi të problematikës.

ULTRASOUND

Eshte nje lloj terapie  terapie qe minimizon depozitimet e kaciumit ne artikulacionet e demtuara, redukton spazmatt muskulare, rrit fleksibilitetin e tendinave.

Indikohet:

  • ne te gjitha patologjite e aparatit lokomotor
  • ne periartritin skapulo humeral pasi shperben kalcifikimet  dhe  favorizon riabsorbimin e kriperave minerale.
  • Ultrasound ndihmon ne kinesoterapine.|Kunderindikohet ne protezat  artikulare ,ne neoplazi,Duhet shmangur ne grate shtatzena dhe ne zonen kardiake

Na kontaktoni

VIZITONI KLINIKËN TONË

Rr. "Ptoleme Xhuvani", Elbasan, 3000

NA TELEFONONI

+355 69-74-00-500
+355-67-44-74-138

OSE NA DERGONI EMAIL

numamedicalclinic@gmail.com