Trajtimet e flokeve

MESOTERAPIA

Mesoterapia përveç përtëritjes së fytyrës dhe celulitit përdoret edhe për trajtimin e flokëve.  Aplikohet me ndihmën e injektimit të VITAMINAVE në shtresën e lëkurës. Vitaminat, mineralet dhe disa antioksidantë të nevojshëm nga flokët injektohen në lëkurën e kokës me gjilpëra të imëta të posaçme për mesoterapi.

Keshtu lëndët ushqyese vendosen në rrënjët  e flokëve.Kjo terapi çon ne ndalimin e rënies së flokëve dhe forcimit të  flokëve ekzistues.

Sa seanca zgjat mesoterapia e flokeve?

Pasi të analizohen flokët, në përgjithësi rekomandohet të aplikohen 10 seanca. Faktorë të tillë si mosha dhe grada e rënies së flokut, janë faktorët vendimtare për të vendosur se sa do të jetë intervali kohor midis seancave.

Seancat zakonisht zgjasin 10-15 minuta tek burrat, 30 minuta tek gratë. Katër seancat e para kryhen cdo jave – një herë në javë dhe seancat e ardhshme janë cdo 15 ditë. Pas kësaj, sipas dëshirës mund të kryhen edhe seanca plotësuese një herë në muaj.

RP (Platelet Rich Plasma)

është një produkt natyral i krijuar nga vetë trupi juaj. Ai ndihmon për t’i rikthyer rininë dhe elasticitetin lëkurës nëse aplikohet në lëkurë si dhe për të ushqyer rrënjën e flokut nëse aplikohet në zopnën e skalpit të kokës.

Plazma e injektuar në zonën e flokëve ka për qëllim riaktivizimin e rrënjes se flokut duke stimuluar rritjen dhe forcimin e tyre.


PRP është një teknikë e re në fushën dermo-estetike por me një histori të gjatë përdorimi prej më shumë se 30 vitesh në fusha të tjëra të mjekësisë si kirurgjia plastike, ortopedi, stomatologji etj.

Trajtimi është një proçedurë jo alergjike që ndihmon në:

  • Rigjenerimin e folikujve të devitalizuar:
  • Përmirësimin e cilësisë së skalpit të kokës:
  • Përshpejtimin e daljes së flokëve të rinj.
  • Riaktivizimin e rrënjës së flokëve duke stimuluar rritjen dhe forcimin e tyre.

Na kontaktoni

VIZITONI KLINIKËN TONË

Rr. "Ptoleme Xhuvani", Elbasan, 3000

NA TELEFONONI

+355 69-74-00-500
+355-67-44-74-138

OSE NA DERGONI EMAIL

numamedicalclinic@gmail.com