Trajtimet e trupit

EPILIMI ME LASER

Epilimi me laser bazohet ne principin e: “Fototermolizes selektive”, e cila transformon energjine e drites qe prodhohet nga lazeri ne energji termale (nxehtesi).
Kjo con ne mbinxehtesi te madhe, duke shkaktuar demtim ne bulbin e qimes, duke respektuar dhe mos prekur asnje strukture tjeter qe rrethon bulbin e qimes.
Trajtime epilimi per fytyren dhe trupin per meshkuj dhe femra, per te eliminuar qimet e padeshiruara duke filluar qe ne seancat e para.

Çfarë është SHR3w-Laser?

SHR3w-Laser – eshte laseri qe ka fituar cmimin ne 2020-2021 si teknologjia me efektive e laser epilimit ne bote. Laseri perfshin 3 gjatesi vale: Alexandrite, Diode, ND; YAG ne nje aplikator te vetem qe e ben trajtimin me efektiv,me te shpejte e me te sigurt. Vepron shpejt, edhe ne zona shume te medha fale shpejtesise 15 Hz.
Perdorimi i brisqeve, shkulja e qimeve, depilimi me dyll … te gjitha keto kerkojne kohe, por per njerezit qe preferojne te kene lekure te bute, pa qime, ato mund te duken si opsionet e vetme ne dispozicion. Ju mund te vendosni ne vend te kesaj per nje rezultat me te perhershem: heqjen e qimeve me lazer.

Aplikimi

  • Per te gjitha llojet e lekures.
  • Pergjate 12 muajve te vitit.
  • Ne lekure te nxire me solar.
  • Komfort maksimal.

MESOTERAPI PER CELULITIN DHE DHJAMIN E LOKALIZUAR

Celuliti është një degradim inflamator i indeve adipose të lëkurës, e karakterizuar nga ndryshimi i strukturës së indeve nga mosfunksionimi i qarkullimit të gjakut dhe limfës. Klinikisht pamja e lëkurës është si me gropa dhe me ngjyrë si lëkura e portokallit me fryrje që duken me sy të lirë.

Origjina e celulitit varet nga disa shkaqe si: predispozicioni familjar, konstrukti i trupit, faktorët hormonalë, faktorët vaskularë etj. Të gjitha këto shkaqe rëndohen më shumë nëse shtohet jeta sedentare, stresi, sëmundjet epatike dhe shqetësimet e tretjes, por edhe një e ushqyer jo korrekte dhe jo e shëndetshme.

Mesoterapia ose Intradermoterapia është një teknikë mjekësore injektive, qëllimi i të cilës është promovimi i eliminimit të lëngjeve të tepërta (mbajtja e ujit), detoksifikimi i trupit dhe përmirësimi i tonit dhe elasticitetit të lëkurës. Veprimi i injeksioneve në mesoterapinë, në fakt, është anti-inflamator, vaskular dhe lipolitik.

Si funksionon?

  • Injeksionet e mesoterapisë për të trajtuar celulitin janë disi më të thella dhe përmbajnë lëndë që realizojnë shkrirje të indit adipoz dhe reduktim të dukshëm të celulitit.
  • Në varësi të gjendjes së pacientit përcaktohet nga mjeku dermatolog një skemë trajtimi e personalizuar, si dhe intervalet e kryerjes së mesoterapisë.

PRESOTERAPIA

PRESOTERAPI është një aparaturë e sofistikuar elektronike, e cila shërben për drenazhin dhe presomasazhin në të gjithë trupin dhe bën zhbllokimin drastik të qëndërave limfatike. Presoterapia është një aleat i vlefshëm kundër celulitit. Veprimi i saj nxit qarkullimin, ndihmon trupin për të eliminuar lëngjet e tepërta, duke bërë një reduktim të celulitit. E ndihmuar edhe nga trajtime të tjera ose me grafik specifik arrin të nxjerrë ne pah në maksimum përbërësit aktivë të aplikuar.

Tre pjesë të ndryshme të kesaj veshjeje, lejojnë për të trajtuar veç e veç gjymtyrët më të ulët, gjymtyrët e sipërme dhe seksionin koke-fytyrë. Kjo makineri ka një avantazh në ndjenjën e përgjithshëme të mirëqenies dhe relax te këmbëve, që e bën te dëshiruar dhe të përshtatshëm për të gjithë. Për ata që vuajnë nga venat me variçe, pamjaftueshmeri të zemres apo tromboza arteriale, rekomandohet një konsultim me mjekun para se të bëhen seancat.

Na kontaktoni

VIZITONI KLINIKËN TONË

Rr. "Ptoleme Xhuvani", Elbasan, 3000

NA TELEFONONI

+355 69-74-00-500
+355-67-44-74-138

OSE NA DERGONI EMAIL

numamedicalclinic@gmail.com