Numa Medical Clinic

067 44 74 138

069 74 00 500

Çfarë është Sindroma Policistike Ovariane (PCOS)? Si Trajtohet?

Sindroma Policistike Ovariane është një sëmundje serioze që mund të shkaktojë infertilitet si rezultat i ç’rregullimeve hormonale për shkak të rritjes së vlerave të insulinës. Kjo është një sëmundje e diagnostikuar në raste të ciklit mensutrual të jo të rregullt ose pa cikël menstrual si dhe tek nivelet e ngritura të testosteronit dhe androstenedionit (hormoneve mashkullore).

Pacientet me këtë sindromë kanë;

  • Gjakderdhje vaginale jo normale dhe të ç’rregullt,
  • Infertilitet (sterilitet),
  • Obezitet,
  • Mund të ketë ankesa për qimet e tepërta, rënie të flokëve dhe puçrra (akne).

Përveç ndryshimeve klinike dhe hormonale, gjithashtu dhjetëra kiste me madhësi thjerrëze vërehen në ekzaminimin e kryer me ekografinë vaginale.

Trajtimi i Sindromës Policistike Ovariane

Ushqyerja dhe Trajtimi Bimor në Sindromën Policistike Ovariane.

Dieta dhe ushtrimet e duhura kanë një vend të rëndësishëm tek pacientet me PCOS. Para së gjithash, duhet të synohet heqja e peshës së tepërt. Në këtë mënyrë, shanset e pjellorisë mund të rriten. Është e rëndësishme të bëni ushtrime rregullisht çdo ditë për të bërë një jetë më aktive.

Trajtim me Ilaçe

Kur fillojmë trajtimin është e nevojshme që së pari të sigurohet ovulimi. Kryesisht, trajtimi me ilaçe zbatohet për të siguruar ovulimin. Shpesh herë, rekomandojmë tableta kontraceptive. Ndonjëherë mund të rekomandohen ilaçet e përdorura nga pacientët diabetikë (sëmundja e sheqerit¬) për të balancuar insulinën. E gjithë kjo është për të siguruar ovulimin në vezoret që nuk arrijnë të ovulojnë.

Metoda Kirurgjikale në Sindromën Policistike Ovariane.

Metoda kirurgjikale aplikohet kur nuk ka përgjigje me ilaçe.