Numa Medical Clinic

067 44 74 138

069 74 00 500

PAP TEST

PAP Test eshte ekzaminimi mikroskopik i qelizave te marra nga cerviksi (qafa e mitrës) dhe/ose vagina per te pare ndryshimet e tyre (parakanceroze, kanceroze). Njihet gjithashtu si, testi Papanicolaou ose citologjia cervikale/vaginale.

Kur këshillohet të kryhet PAP Testi?

Frekuenca e përshtatshme për PAP Test varet nga mosha dhe aktiviteti seksual. Kolegji Amerikan i Obstetër Gjinekologëve (ACOG) rishikoi udhëzimet e vitit 2009 për të rekomanduar që ekzaminimi me Pap test të fillojë jo më herët se mosha 21 dhe pastaj do të kryhet çdo dy vjet deri në moshën 29 vjeç.

Një PAP Test mund të mos të kërkohet më shumë se një herë në tre vjet në moshën 30 vjeç dhe më pas, me tre teste të njëpasnjëshme normale dhe pa prani të asnjë anomalie tjetër. ACOG gjithashtu rekomandoi që gratë mbi 30 vjeç të kenë mundësi për një test të ADN-së së bashku me Pap testin për HPV. Nëse të dyja janë negative, testimi duhet të kryhet jo më shpejt se çdo tre vjet.

Nëse një grua ka ose ka pasur një histori të kushteve të mëposhtme, atëherë Pap testi mund të bëhet më shpesh. Disa nga këto kushte përfshijnë:

– HIV

– Nëna e gruas ka përdorur DES (diethylstilbestrol) kur ishte shtatëzëne me të.

– Trajtimi i më parshëem për kancer apo situate të quajtur neoplazi intraepiteliale të qafës së mitrës : 2 ose 3 (CIN 2, CIN 3).
Në situata të tjera një PAP Test këshillohet kur një grua ka partnerë seksualë të shumtë , është shtatëzënë, ka hemorragji vaginale jo normale, dhimbje ose kruarje.

Cilët janë faktorët e rrezikut për kancerin e qafës së mitrës?

Faktor rreziku më i rëndësishëm për kancerin e qafës së mitrës është infeksioni nga human papilloma virus (HPV). Testet janë në dispozicion për depistimin e këtij tipi infeksioni dhe shpesh kryhen në lidhje me një Pap test.

Gjithashtu, një vaksinë është në dispozicion për të ndihmuar në parandalimin e infeksionit HPV e cila është më e efektshme, nëse u jepet femrave përpara se të bëhen seksualisht aktive.

Rritja e rrezikut është e lidhur edhe me moshën në të cilën fillon marrëdhënia seksuale (sa më herët, aq më i lartë rreziku), partnerët seksualë të shumtë, kryerja e jofrekuente e PAP testeve, pirja e duhanit dhe prania e sëmundjeve të tjera seksualisht të transmetueshme të tilla si herpes apo HIV.