Numa Medical Clinic

067 44 74 138

069 74 00 500

Skolioza, cfare eshte dhe si trajtohet?

Skolioza eshte lakim I shtylles kurrizore  qe perfshin devijim lateral dhe rrotullues te shtylles kurrizore. Ndonjehere  deviacioni prek edhe kafazin e kraharorit dhe organet qe ndodhen ne te ( zemra, mushkerite dhe diafragma)

Nuk shfaqet gjithmone me shenja te dukshme te deformimit nga jasht, kryesisht femijet ankohen se kane dhimbje ne pjesen torakal dhe lumbare te shtylles kurrizore  gjate qendrimit ne kembe per nje kohe te gjate. Etiologjia e skoliozes eshte e pa njohur por nje rol te madh luan levizja apo qendrimi jo sic duhet I trupit.

Ka disa tipe te skoliozes

  • Funksionale: Tip I skoliozes ku shpina eshte normale, kemi zhvillimin e nje hark si pasoje e nje problem tjeter ne trup. Kjo mund te shaktohet nga asimetria e kembeve dhe spazmave muskulare ne shpine.
  • Neuromuskulare: Ky tip zhvillohet tek personat me crregullime te tjera sic jane defektet e lindura, distrofia muskulare, sindroma marfan, etj Personat me kete tip skolioze shpesh zhvillojne nje lakim ne formen C dhe kane dobsim muskular ku te cilet nuk jane ne gjendje te qendrojne drejt.
  • Degjenerative: Kjo lloj skolioze ndodh tek moshat e medha . Shkaktohet nga nga ndryshimet qe I ndodhin shtylles kurrizore si artritet ose spondylosis. Dobesimi I ligamenteve ose I indeva te buta te shpines te kombinuara me ostofite kockore jo normale te cilat mud te cojne ne nje devijim te shtylles kurrizore.

Simptomat me te shpeshta te Skoliozes:

  • Supe dhe pelvis asimetrik
  • Dalje e njerit apo e te dy supeve
  • Renia e supeve apo pelvisit.
  • Gunge ne pjesen e siperme te shpines.

Trajtimi:

Trajtimi I skoliozes tek femijet ne rritje, varet nga kendi I deformimit te shtylles kurrizore I cili mund te matet me rreze X panoramike.

Nese kendi eshte 25 grade atehere trajtimi behet nepermjet fizioterapise. Ushtrime te ndryshme te cilat ndihmojne ne permirsimin e levizjes se trupit dhe monitorimin e rregullt te ndryshimeve. Per deformimet nga 25-40 grade perdoren brezat elastike ose korse plastike ne kombinim te ushtrimeve te caketuara . Persa I perket deformimeve me te medha se 40 grade trajtimi konsiston ne nderhyrje kirurgjikale.

Forcim I muskujve te shpines

Zgjatje te muskujve te shpines

Trajtimi do te fokusohet tek forcimi dhe zgjatja e muskujve te bushtit kurrizor dhe ne ekukimin e pacientit per te pasur nje posture korrekte  Ushtrimet duhet te behen me kujdes dhe ne tekniken e duhur.